Erik Fullani rikthehet me ish të dashurën? (Foto)

0
595

Edhe pse të rinj në moshë, historia e tyre e dashurisë është e gjatë dhe shumë e përfolur.

Flasim për Erik Fullanin dhe ish të dashurën e tij, Anxhela. Pas 7 vitesh lidhjeje, çifti i ka dhënë fund pak kohë më parë.

Fotot dhe statuset plot dashuri u fshinë menjëherë nga rrjetet sociale, por jo nga mendja e ish-partneres së Fullanit.

Duket se brunia simpatike nuk ka hequr dorë nga kjo marrëdhënie, edhe pse Eriku ka ekspozuar një të dashur të re, e cila është bionde, në rrjetet sociale.

Balkanweb ka mundur ta fotografojë Anxhelën ditën e sotme, teksa ka pritur me orë të tëra Erikun, të zbresë nga shtëpia e tij, në zonën e Ish-Bllokut.

Sapo është ndeshur me ish-të dashurin e saj, Anxhela është ndarë nga shoqet për t’ju afruar, ku dhe kanë kaluar disa minuta duke biseduar. Nuk dihet nëse pritja e gjatë e vajzës, ia ka vlejtur, dhe kjo dyshe po mendon edhe njëherë ribashkimin./BalkanWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here