Të mbash sekrete ndonjëherë është e vështirë, pasi që duket sikur po mbajmë një barrë ne vete. Mirëpo jo çdo gjë duhet të tregohet, sepse kjo nuk ju bënë asgjë mirë, përkundrazi ju bënë dëm.
Në vazhdim të tekstit ne do të ju paraqesim gjërat që asessi nuk duhet t`i bisedoni me askënd nëse dëshironi që të dukeni modest dhe i matur, përcjell GazetaBlic.
1. Planet e të ardhmes: Këto duhet t`i mbani vetëm për vete, sepse sa më shumë që I flisni bëhen më pak të realizueshme. Kështu që planet e juaja mbani përveti deri sa ato të arrië në pikën e fundit të realizimit.
2. Mos i tregoni askujt kur bëni një punë të mirë, sepse virtyti i mirë qëndron tek ajo e të bërit një të mirë pa i treguar askujt. Nëse ju bëni të mira dhe vazhdoni t`ju tregoni të tjerëve i bie sikur ju po i bëni këto veprime për tu lavdruar, prandaj nëse qëllimi i juaj është mirësia e jo lëvdrimi, mos i tregoni askujt.
3. Asnjëherë mos i tregoni sekretet e jetës suaj. Nëse ju keni një trup të mirë ose një punë të mirë, ju nuk keni nevojë t`i tregoni askujt se si keni arritur deri te kjo pikë e suksesit, pasi në sytë e të tjerëve do të dilni shumë lavdëruese DHE me pretëndime për të marrë lavdata, prandaj kujdes në atë që flisni. Jini modest!
4. Një tjetër gjë që nuk do t`i interesont askujt dhe do të ju bënte të dilni keq në sytë e të tjerëve është kur ju filloni të ju tregoni për momentet kur keni qeni i guximshëm dhe keni treguarheroizëm. Të gjithë përballën me sfida të ndryshme pothuasje çdo ditë, e arritjet e juaja nuk është se ju bëjnë shumë përshtypje.
5. Asnjëherë mos i tregoni njohurit e juaja mbi universin dhe çështjet e jetës dhe vdekjes, sepse ato janë vetëm mendimet e juaj dhe nuk d.m.th medeomos ta keni mirë. Por, ato mund t`i shfaqni vetëm nëse mendoni se do t`i ndihmonin dikujt që nuk ka aspak njohuri për atë temë.
6. Problemet e juaja familjare janë problemet e juaja, prandaj nuk keni nevojë që t`i diskutoni ato me të parin që ju del në rrugë, sepse kështu do të tregoheni i dobët. Gjërat e tilla prapë do të zgjidhen vetëm brenda shtëpisë tuaj, dhe sa më shumë që i flisni problemet duken më të vështira për ti kapërcyer.