Dashi (21 mars- 19 prill)
Nëse jeni të interesuar në zgjerimin e mundësive të karrierës tuaj, pse të mos shfrytëzoni të gjitha njohjet që keni? Flisni me miqtë tuaj dhe kerkojuni ndihmë. Ndoshta dikush mund tju ofrojë një mundësi, e cila do bëjë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj. Nëse i vini vetes një qëllim të caktuar, bëni çmos që ta arrini.
Demi (20 prill- 19 maj)
Kohët e fundit keni pasur vështirësi komunikimi në shkollë ose në punë. Kjo ju ka mërzitur paksa dhe po përpiqeni të gjeni gabimet tek vetja. Mos e fajësoni veten për gjëra që nuk ju takojnë, pasi dhe personat rreth jush nuk kanë dhënë maximumin e tyre. E vetmja gjë që mund të bëni, është të keni durim pasi gjërat do rregullohen.
Binjakët (20 maj- 20 qershor)
Një person i afërt me ju, ka filluar tju shohë me një sy tjetër dhe sot mund të hedhë disa hapa drejt jush. Fillimisht, do jeni dyshues rreth ndjenjave të tij të vërteta, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar. Duhet të largoni mosbesimin që keni ndaj njerëzve dhe tu jepni shansin të tregojnë veten. Nëse dhe ju ndjeheni njësoj, mbajeni ktë person afër vetes.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Kohët e fundit keni qënë shumë konfuzë dhe më në fund po arrini të kthjelloni mendimet tuaja. Duket sikur çdo person ka dy anë të personalitetit dhe ju nuk jeni të sigurt se cilën do shfaqni në momente të caktuara. Do të ishte më mirë sikur të kalonit pak kohë vetëm dhe të zbulonit vetveten. Mos u shqetësoni, pasi të gjithë e kalojnë një fazë të tillë.
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Mos harroni ta kontrolloni shpesh email/in sot, pasi do merrni një lajm shumë të mirë në lidhje me karrierën tuaj. Mos lejoni që kjo mundësi e re tju ikë nga dora, por shfrytëzoni kreativitetin dhe sharmin tuaj, për ta bërë për vete personi përgjegjës. Ju pret një rrugë të gjatë përpara.
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)
Sot do e nisni ditën me energji pozitive, kështu që shfrytëzojeni në maximum. Kur keni besim në vete, mund të arrini çdo gjë. Kohët e fundit keni hasur disa vështirësi në lidhje me një person, me të cili jeni të detyruar të punoni. Mos lejoni që kjo gjë tju pengojë nga përfundimi me sukses i punës. Duhet vetëm të jeni të duruar.
Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Sot do merrni disa lajme jo të mira, por brenda vetes ju e dinit që kjo gjë do ndodhte, kështu që jeni të përgatitur nga ana emocionale. Fokusohuni tek gjërat e rëndësishme në jetën tuaj si: familja, puna, miqtë dhe lerini ngjarjet të rrjedhin vetë, pasi shumë situata nuk janë në kontrollin tuaj. Ndoshta sot nuk do merrni atë që keni dashur, por kjo nuk ju ndalon të ecni para.
Akrepi (23 tetor- 21 nentor)
Mos harroni se: Nëse jeni të kënaqur me pamjen tuaj, ndjeheni mirë dhe nga ana emocionale. Kështu që sot, kushtojini pak kohë vetes. Keni punuar shumë kohët e fundit dhe meritoni pak pushim. Nëse dëshironi të bëni diçka ndryshe, planifikoni një fundjavë larg qytetit dhe relaksohuni.
Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)
Sot keni dëshirë të eksperimentoni dhe të vizitoni vende të reja. Ju karakterizoheni si persona shumë kureshtarë dhe gjithmonë keni dashur të zbuloni gjëra të reja. Mund të hasni disa vështirësi me miqtë tuaj, pasi ata janë tipa të kundërt me ju, por do gjeni një mënyrë për ti bindur që tju shoqërojnë. Me siguri që nuk do zhgënjehen.
Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)
Ju keni aftësi të bëheni seriozë atëhere kur duhet, por sot keni dëshirë ta kaloni një pjesë të ditës duke u argëtuar. Edhe pse përpiqeni tu rezistoni aktiviteteve argëtuese, nuk ja arrini dot qëllimit. Mos u shqetësoni rreth punës, pasi mund ta përfundoni nesër. Ndërkohë, mundohuni të shijoni sa më shumë momentet e veçanta që ju ofron dita, sepse e meritoni.
Ujori (21 janar- 19 shkurt)
Sot duhet të përqëndroni vëmendjen tek shtëpia juaj dhe të siguroheni që çdo gjë është në vendin e duhur dhe nuk mungon asgjë. Nëse jo, duhet të filloni të bëni disa ndryshime dhe për ktë mund të kërkoni ndihmën e një miku. Është e rëndësishme që herë pas here, të kujtoni prioritetet tuaja.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Gjërat do jenë shumë të paparashikueshme sot, prandaj duhet të qëndroni të përgatitur. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt, kështu që mos e merrni çdo gjë si të mirqënë. Nga një anë, duke mos ditur atë çka do ndodhë, dita bëhet më interesante dhe argëtuese. Ndoshta, kjo është ajo për të cilën keni patur nevojë këto kohë.