Policia greke ka bllokuar një kamion me 1 ton e 699 kg drogë e llojit kanabis sativa. Mësohet se Kamioni kishte destinacion vendet e Europës Veriore.Në pranga kanë rënë 7 shtetas grekë, të cilët thuhen se janë minoritarë nga Shqipëria. Po kështu, policia sekuestroi edhe 20 mijë euro, një automjet, dy peshore dhe një sasi të vogël kokaine.