Konventa Kombëtare e PAA/ Basha: Aleanca jonë e hapur për çdo forcë politike

0
217

Në Konventën kombëtare të Partisë Agrare Ambientaliste, Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se aleanca e opozitës është e hapur  dhe mirëpret çdo forcë politike për tiu kundërvënë siç tha ai “drogës dhe krimit”.

Basha përshëndeti presidentin për kthimin e ligjit të mbetjeve.

Basha: “ Aleanca jonë e hapur, mirëpresim çdo forcë politike. Ndarja me krimin urgjencë kombëtare, është thirrje mbi formacionet politike. Përshëndes dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për  mbjetjet. Ne do çojmë deri në fund nismën tonë ligjore për të bërë të mundur referendumin dhe do bëjmë maksimumin që dekreti i presidentit të qëndrojë në fuqi”

“Me Edi Ramën nuk ka zgjidhje për situatën e krimit nuk  ka zgjedhje të lira e të ndershme” nënvizoi Basha

Kryetari i PD-së sulmoi Ramën lidhur me takimet që ky i fundit bën me fshatarët.

Basha: “Ka një muaj që vjen vërdallë dhe iu thotë fshatarëve merrni kredi. Dje u thoshte ju mbështes, sot thotë shteti s’ka lekë merrni kredi. Po me çfarë të paguajnë fermerët këstin e kredisë?”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here