5 persona janë në gjendje të rëndë në spital dhe 21 të tjerë më lëndime më pak serioze pas një aksidenti në kryeqytetin e Anglisë.
Një autobus dy katësh në Londër është përplasur me urën rreth orës 4 të mëngjesit në zonën e quajtur Tottenham.
Forcat emergjente liruan tre nga pasagjerët që kishin ngecur në katin e dytë të autobusit.
“5 pasagjerë u dërguan menjëherë në spitalin e Londrës ndërsa 21 të tjerë u trajtuan në vendngjarje,” njoftoi një zëdhënës i policisë angleze.
Megjithatë policia beson se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jëtën.
Autobusi dy katësh besohet të jetë një autobus i linjës private që këtë rrugë nuk e kishte ndjekur më parë.