Rreth orës 16:30, banorët në rrugën “Njazi Meka”, Allias, kanë njoftuar në polici se ka të shtëna me armë zjarri në këtë lagje.
Pas njoftimit, policia është nisur në adresën e dhënë nga banorët, ku pasi kanë kontaktuar me Q. C., ai ka deklaruar se ishte konfliktuar me një drejtues mjeti tjetër ku ky i fundit kishte qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Policia thotë se ka ngritur pikat e kontrollit dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit tip Ford.