Ujërat e zeza/ Impianti në Orikum, Dervishaj: Zgjidh problemin

0
166

 

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ishte në Orikum ku inspektoi fazën e parë të punimeve të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza. Vënia në punë e këtij impainti, tha Dervishaj, do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujërave të ndotur në zonën turistike të Orikumit dhe do t’u shërbejë të paktën 70 mijë banorëve.

 

 

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ka inspektuar fazën e parë të punimeve të impiantin e përpunimit të ujërave të përdorura në Orikum.

Dervishaj e cilësoi një projekt shumë me rëndësi për qytetarët dhe turistët, sidomos nga pikëpamja ambientale, pasi do të bëjë njëkohësisht dhe pastrimin e ujërave detarë.

Dervishaj:Jemi duke diksutuar për të parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm të sektorit përkatës një investim shtesë me paratë e buxhetit për të ndërlidhur një rajon sa më të gjerë të gjithë fshatrave përreth edhe me burimet alternative të ujit.Avancimi në kapacitetet administruese të impiantit në fjalë, trajnimi i personave që do ta vënë në funksioniom në mënyrë sa më efikase këtë aset, por edhe asete të tjera për të pasur një shërbim sa më kualitativ.

Lidhja e impiantit me linjat dytësore dhe terciale të kanalizimeve, do të sjellë zgjerim të hapësirës që përfiton nga projekti.

Në sezonin e ardhshëm turistik, tha Dervishi, ky investim 15 mln dollarë do të zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin e ujërave të ndotur në zonën turistike të Orikumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here