Aktorja hollivudiane: “Donald Trump më ngacmoi seksualisht, si hyri në shoqëri me të dashurin tim dhe …!”

0
333
Morisë së të famshmeve, që jo vetëm kanë dalë hapur kundër Donald Trump, por madje e kanë akuzuar atë se i ka ngacmuar seksualisht, i shtohet edhe Salma Hayek.
Aktorja 50-vjeçare rrëfeu të premten në Los Anxheles për një program radiofonik në gjuhën spanjolle, një ndodhi të shumë viteve më parë, kur ishte e re dhe me një të dashur.
“Kur e njoha atë, kisha një të dashur dhe isha e lumtur me të. Ai (Trump) u përpoq të hynte në shoqëri me të dashurin tim që të merrte numrin e telefonit të shtëpisë ku ne jetonim. Kur i thashe se nuk do të dilja në një takim me të edhe nëse nuk do të kisha një të dashur, që e mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, u mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, u shpreh ajo.
Aktorja shton se kur u përball me refuzimin e vazhdueshëm të saj, miliarderi u hakmor.
“Nuk mund ta them me siguri, por dikush ka bërë një telefonatë tek National Enquirer dhe kjo e fundit publikoi një artikull, ku Donald Trump deklaronte se nuk do të shoqërohej kurrë me mua sepse isha shumë e shkurtër”, deklaron Salma Hayek.
Sipas saj, hakmarrja nuk ishte i vetmi synim i artikullit.
“Më telefonoi sërish menjëherë pas publikimit të këtij shkrimi dhe më ftoi sërish për një takim për të më intimiduar mua dhe për t’i provuar revistës se e kishte gabim”, thotë ajo. Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur e gjithë kjo, ndërkohë që stafi i
Donald Trump, që është i zënë edhe me 10 raste të tjera të ngjashme, nuk ka komentuar ende për këtë.
selma-51477154980selma-61477154977
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here