Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vendi i tij do të zgjerojë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, përfshirë edhe hyrjen në dy qytete.
Erdogan tha se Turqia nuk ka zgjidhje tjetër, pavarësisht kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, pasi siç tha ai, Turqia ka nevojë të ketë një zonë të pastruar nga terrorizmi pranë kufirit të saj. Ushtria turke në cak të sulmit ka pozicionet e ISIS-it por dhe luftëtarët kurd, të cilët i she si kërcenim të Turqisë. Sulmi kryesor do të jetë i përqendruar në qytetin Al-Bab, shkruan ‘Kp’.
Në operacionin luftarak, do të jenë të përfshirë trupat speciale të Ushtrisë turke, të mbështetura nga tanket dhe avionët.
Gjatë kësaj jave, avionët turk kanë kryer disa sulme mbi bazat e ISIS-it dhe rebelëve kurd në territorin e Sirisë.