Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korcë, ku shtetasja E.Fezollari, rreth 24 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” me targa AA 668AT, ka aksidentuar një këmbësor.
Policia sqaron se këmbësori u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e të aksidentuarit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit