U bllokohen 500 mijë €, norvegjezët: Do të ndërtojmë fusha golfi në jug

0
186

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi sekuestron mbi një shumë prej 500 mijë eurosh të sjellë në Shqipëri nga dy shtetas norvegjezë. Togat e zeza kanë refuzuar kërkesën për lirim nga masa e sekuestros të një shumë prej gjysmë milioni euro, bllokuar në llogaritë e dy shtetasve norvegjezë në banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Shuma prej 500 mijë eurosh u bllokua në mars të vitit 2016, pas dyshimeve të Prokurorisë se të zotët e tyre ishin përfshirë në skema të pastrimit të parave. Bëhet fjalë për llogari në emër të shtetasve O. Johansen dhe J.B. Nilsen. Sipas Prokurorisë, dy shtetasit norvegjezë kanë regjistruar dy shoqëri tregtare në Shqipëri. Më tej ata kanë hapur llogari në banka të nivelit të dytë në vendin tonë. Në mars të vitit 2016, në llogarinë e O. Johansen ka mbërritur një transfertë me vlerë 200.000 euro nga Filipinet. Disa ditë më vonë, po nga i njëjti vend është bërë një transfertë prej 300 mijë eurosh në llogarinë e J. B. Nilsen.

Prokuroria ngriti dyshime ndaj tyre, për shkak të disa orvatjeve të tyre për të kryer transferta të tjera në shuma të mëdha, si dhe shitje-blerje aksionesh mes shoqërive të tyre.

HETIMET

Nga verifikimet e Prokurorisë dy norvegjezët kanë rezultuar me rekorde kriminale, ku Nielsen dyshohej të ishte i përfshirë në një skemë financiare piramidale, nga e cila janë dëmtuar disa shtetas norvegjezë. Dyshimet e Prokurorisë janë shtuar në momentin që O. Johansen është tërhequr nga transferimi i një shume prej 100 mijë eurosh në Serbi, në momentin që banka i ka kërkuar dokumentacion plotësues.

Po ashtu, dyshim ka krijuar edhe qëndrimi i tij kur ka pretenduar se shuma e mbërritur në llogarinë e tij kishte për qëllim investimin e saj në një projekt të konsiderueshëm për ngritjen e fushave të golfit në Jug të Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, në këtë rast transfertat do të kalonin në llogari të shoqërisë dhe jo në llogari personale bankare. Kërkesa për lirimin e llogarive nga masa e sekuestros u bë nga ana e J. B. Nielsen. Në vendimin e rrëzimit të kërkesës, gjykata argumentonte se nga ana e kërkuesit nuk u arrit të provohej burimi i ligjshëm i shumave 200.000 euro dhe 300.000 euro.

Sipas Gjykatës, organi i akuzës ka marrë informacione zyrtare në organet homologe, ku ka rezultuar se shtetasi O. Johansen ka rekorde kriminale në vite, kryesisht për mashtrime me kontabilitetin dhe aksionet, mashtrim me TVSH-në, evazion fiskal, në Norvegji, si dhe i dënuar në Kosovë, nën akuzën e organizimit të transfertave mashtruese prej 300.000 eurosh, drejt një kompanie fantazmë në Norvegji. Po sipas Gjykatës, për shtetasin J. B. Nilsen, referuar në informacionet e medias norvegjeze, ka dyshime mbi përfshirjen e tij në aktivitetin e dyshuar të skemave piramidale “Unaico”.A.B/panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here