Nga Artan Fuga
Nje person, Alfred Lela, qe deklarohet te Mapo, qenka merzitur se une i paskam quajtur vendin e punes, atje ku ai fiton ndershmerisht rrogen e tij, si media qe mbron hashashin…
Qe nje gazetar te mos dije te shkruaje dhe te arsyetoje, kjo nuk me habit. Por qe nje gazetar te mos dije as te lexoje, kjo me ben te ve duart ne koke.
Kjo eshte vertet e hashashme…
Une nuk e lexoje kurre ate gazete ku ai dergjet, edhe po te me paguajne nuk pranoj ta lexoj, madje edhe ne burg po te isha, ku nuk do te kisha cfare te beja gjithe diten, nuk do ta perdorja per lexim. Si ta quaje se mbron hahashin… Ku ta di une?
Madje nuk e di se kush e lexon? A i deklaron kopjet e shitura? Sa jane more aman? A i tregon nga i merr fondet? Kush e paguan ? Sa fonde vijne nga blerjet e lexuesit?
Bej njehere keto dhe pastaj flasim.
Sa per personin Alfred Lela, une nuk i jap atij kenaqesine te debatoj me te sepse perfytyroj se ai eshte i detyruar te reagoje ne ate menyre.
Debatin dhe betejen e kam me tjeter njeri, me te tjere njerez, nuk e kam kohen te tepert te merrem me debate te kota.
Me kete rast, i them vetem se edhe media, ne disa raste, kur ndertohet keq, eshte opium… Por, ndodh qe puntoret e opiumit, nuk e dine se cafer bejne, ose ja fshehin edhe vetes.
Por, mos e ngaterroje me hashashin, se tregon padije te madhe… Por, se mos eshte vetem kjo qe ngaterron Lela.
Suksese Alfred, dhe falemnderit se me bere te qesh sot. Po te kesh kohe beji te fala edhe Henrit…