Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i një çifti shqiptarësh që u kapën tre ditë më parë me 29 kg kokainë. Sipas policisë greke, shqiptarët ishin pjesë e një grupi të strukturuar që u godit nga DEA. Mësohet se ata merreshin me trafikun e drogës në Evropën Perëndimore, ndërsa paketimi i saj bëhej si për produkte kozmetike dhe pikat e shitjes ishin sallonet në Athinë. Pjesë e logove të kompanive ishte edhe shtëpia e modës “Louis Vuitton”. Operacioni policor u zhvillua në portin e Patras, ndërsa lënda narkotike u gjet në një kamion. Përveç dy shqiptarëve u arrestuan edhe dy grekë.