Çudia e radhës, gjyqtari në Elbasan shtyn seancën për ndeshjen e Kombëtares

0
190

Ndeshjet e skuadrës kombëtare të futbollit shtyjnë edhe seancat gjyqësore. Një vendim i tillë është dhënë nga Gjykata e Elbasanit me gjyqtar Bujar Musta një vit më parë.

Gjyqtari Musta në datën 09/10/2015, sapo ka çelur seancën gjyqësore me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit, e ka mbyllur atë. Seanca ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Gjyqtari Bujar Musta ka shtyrë seancën gjyqësore me arsyetimin se do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.

“Me qenë se sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokuara, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe të caktojë seancën e re me dt 06/11/2015, ora 10:00”, shprehet gjyqtari Bujar Musta në seancën gjyqësore të datës 8 tetor 2015.

Kjo ishte një nga seancat gjyqësore të procesit gjyqësor që ka hapur pasardhësi i Aqif Pashë Elbasanit, Eqerem Risilia me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here