Të paktën 174 të dënuar dolën nga burgu i Arcahaie në veri të Haitit, pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve.
Një operacion i madh për kapjen e tyre nisi menjëherë pas ngjarjes, ku janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Policia ngriti postblloqe nëpër rrugë dhe ndaloi disa persona pa karta identiteti, siç bëri të ditur një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianet, duke vjedhur të paktën 5 pushkë, mes municioneve të tjera. Një nga rojet u qëllua për vdekje.
Ministri i Drejtësisë në Haiti Camille Edouard Junior, tha se një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës, pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince.