Lezhë/ Banorët e fshatit Troshan ankohen për infrastrukturën, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme (Video)

0
203

Plot 1500 banorë të fshatit Troshan në Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë, kërkojnë ndërhyje për sistemimin e infrastrukturës rrugore.

Banorët thonë se segmenti me një gjatësi 3 km që kalon përmes fshatit dhe lidhet me rrugën kryesore është plotëisht i shkatërruar.

Gropat e mëdha me uji dhe balta janë panorama që të serviret në këtë fshat, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

“Kemi problem rrugën, përroin që ku fryhet izolon Shkollën, ambulancën. Cdo fushatë vijnë e na premtojnë se do ndërtojnë urën por vetëm premtime asgjë tjetër”

Edhe ura e ndërtuar nga vetë banoret në përroin e fshatit rrezikon të shembet nga prurjet e shumta të ujit, ndërsa mbajtëset anësore të saj janë dëmtuar plotësisht.

Në këto kushte, banorët e fshatit Troshan thonë se ndihen te braktisur nga pushteti vendor dhe ai qëndror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here