PD: Rama flet me elitën duke marrë shembull modelin e Roshit,Ndokën, Prengën

0
194

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me takimin që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me pedagogët. Sipas PD-së, Rama për dy orë me radhë u mundua që të justifikojë dështimin për pranimet në universitet. Sipas opozitës, model të meritë-preferencës qeveria ka Elvis Rroshin, Arben Ndokën, Artur Bushin dhe Armando Prengë

DEKLARATA E PD

Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.

Boçi: Nga takimi me elitën, Rama e degradoi në tubim partiak “Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak.”. Kështu e cilësoi drejtuesi i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, takimin që kryeministri Edi Rama mbajti sot me pedagogë. Boçi theksoi se kreu i Ekzekutivit predikoi autonominë, por i hoqi pedagogët dy orë nga auditorët, duke i recituar atyre po të njëjtat mashtrime.

REAGIMI I BOÇIT Edi Rama mblodhi sot pedagogë, profesorë e akademikë, në atë që e quan bashkëbisedim, po ku flet vetëm ai për dy orë me radhë. Sigurisht, si gjithmonë nuk përtoi t’i etikojë si të paaftë e të korruptuar duke i futur të gjithë ne një thes. Në thesin e tij. Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak. I nisi fyerjet me Linditën e tij të Arsimit, dhe i ndau pedagogët në miq e armiq , që kanë krijuar kaos dhe kanë mbjellë mediokritet.

Predikoi autonominë universitare, por i hoqi 2 orë pedagogët nga auditorët ditën e hënë, për t’u mbajtur një leksion të gjatë e po aq mediokër, politik. Rama dhe Lindita recituan edhe njëherë para pedagogëve po të njëjtat mashtrime: Na lavdëruan, me këmbëngulje të lavdërushme sistemin hyrës të pa lavdi, në universitete, por nuk thanë pse degët më të kërkuara, si asnjëherë në këto 25 vite, si Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri Mjedisi, Telekomunikacion etj, janë ende bosh. U krekosën për ekselentët dhe meritën, por asnjeri nuk shpjegoi, pse më të mirët sot, si asnjëherë në këto 25 vite, u degdisën në degë të dorës së dytë. Nuk dhanë as llogari për çorbën qē gatuan, duke kufizuar lirinë e preferencës, vetëm e vetëm të çonin maturantët tek mullinjtë e privatit. Rama dhe Lindita fshehën faktin se Agjensia e Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi rrufe programe për klientelën dhe politikën, pavarësisht se Agjencia Britanike vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar. Pasi i hoqën pagesat për p-time, pasi i reduktoi në maksimum pedagogëve të drejtën e orëve suplementare, shpërblimin për udhëheqet e temave e vlerësimin financiar për punën shkencore, u thotë se në Mars, meqë hyjmë në fushatë, do i rrisë pagat. Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para pedagogëve, profesorëve e akademikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here