Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin për Admir Dervishin, ish gardistin i cili vra bashkëshorten e tij mëngjesin e 6 prillit 2016.
Dervishi ka pranuar krimin duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 35 vjet burg
Ngjarja sipas gjykatës së Krimeve të Rënda ka ndodhur në rrethana rënduese, pasi ish-gardisti vrau bashkëshorten 28 vjeçare në sy të dy fëmijëve të mitur, 4 vjec dhe 10 muajshe.
Gjithashtu Admir Dervishi thuhej se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që gjykata kish dhënë për Ilda Dervishin, ndërkohë që krimi është kryer me armën e shërbimit.
Para gjykatës së Krimeve të Rënda, Dervishi është shprehur se bashkëshortja nuk e respektonte dhe se në momentin e vrasjes dy bashkëshortët kishin pasur një debat të ashpër.
Mëngjesin e 6 prillit, pasi ka kryer krimin Admiri ka dërguar fëmijët tek fqinji ndërsa vetë ka qëndruar në banesë ku dhe është arrestuar nga policia pa bere rezistencë.
E reja ndonëse u dërgua në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, 1 orë më pas ndërroi jetë.
Viktima ka qenë pranë derës kur ish gardisti e qëlloi disa here me pistolete, dy plumba nga të cilët e kapën në pjesën e kraharorit, ndërsa dy të tjerë përfunduar në derë.