Saga e regjistrimeve gati 2-mujore për një degë në fakultet duket se po përfundon por ende në universitetet publike në rang vendi kanë mbetur edhe 5 mijë kuota bosh, po kaq edhe në universitet private. 48 orëshi në vijim ndoshta është mundësia e fundit që duhet të shfrytëzohet maksimalisht pasi data 27 tetor shënon edhe fundin e kaosit dhe lodhjen e të rinjve shqiptarë në një proces të panjohur më parë.
Portali i Klasifikimit është çelësi ku maturantët janë njohur në kohë reale me mundësitë që kishin për të fituar një program studimi. Por shpesh ky portal nuk ka funksionuar për shkak të vizitorëve të shumtë. Të dhënat e këtij portal flasin për ezuarim kuotash tek Mjekësia dhe tek disa degë të gjuhëve të huaja, ndërsa juridiku kishte ende edhe 40 kuota të lira, gjuhët e huaja për shkak të numrit të pakët të kuotave janë plotësuar totalisht. Universiteti i Tiranës pritët të vendos se çfarë do të bëjë me kuotat e mbetura ku një mundësi sipas rektorit Mynyr Koni pritet të jetë rishpërndarja e tyre.
Rreth 10 mijë kuota ende mbeten bosh në universitet publike e private në rang vendi. Drejtuesi i Portalit të Klasifikimit pohon se 5 mijë vende bosh identifikohen në publik dhe rreth kësaj shifre mbeten bosh edhe në privat. Të dhënat e marra nga ky portal pohojnë se shumica e kuotave për Universitetin e Tiranës thuajse janë në përfundim ndërsa universitet e rretheve kanë ende programe me kuota të larta të paplotësuara.