Nga Kukësi deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Shishtavec.
Noka thotë se “është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqënie në zonën më të vafër”.
“Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes Edi Ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër”, shprehet Noka.
Noka deklaraten e bëri teksa inspektonte fillimin e punimeve të rikostruksionit të një rruge në Lagjen e re të qytetit të Kukësit, investim i Bashkisë Kukës.