Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vazhduar me akuzat ndaj check up-it. Ajo akuzon kryeministrin Rama se ka paguar padrejtësisht kompaninë 5 milionë euro në vit më shumë se shuma që duhet.
Deklarata e plotë:
Edi Rama ka pranuar dje dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat.
Ministria e Shendetesise deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilmës, do të bëhen analizat edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e shtrirë nga 35 deri në 70 vjec.
Pa e kuptuar, Rama ka pranuar qe kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi kanë përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët Vilma paguhet pavarësisht nëse i bëjnë apo jo analizat. Shifra e vendosur në kontratë ( 475 mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore.
Duke pranuar që në një vit e gjysëm s’janë bërë 475 mijë analiza të check-up, por paratë janë dhënë për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 mln Euro më shumë në vit mënyrë fiktive tranzit në xhepat e tij.
Cdo të ndodhë tani me 5 milionë euro që ka marrë Vilma cdo vit, më tepër se sa duheshin për të bërë check-up?
Ku kanë shkuar ato para?
A do ti kthehen shqiptarëve, apo tashmë janë ndarë si plackë mes Ramës dhe donatores së tij?
Koncesioni i check-up, dështoi që në fillim për shkak të analizave skandaloze dhe humbi besueshmërinë. Burrat rezultuan shtatzanë dhe gratë me prostat…dhe pothuajse të gjithë i përsëritën analizat të privati…
Njerëzit refuzuan këtë aferë të Edi Ramës, refuzuan ti përgjigjeshin një prej vjedhjeve të tij më të mëdha në këto 3 vite.
Vilma merr 15 euro, vetëm për shërbimin taksi, ndërkohë që e gjithë puna bëhet në qendrat tona shëndetësore nga mjekë e specialistë që paguhen me taksat e qytetarëve.
Shtimi i fashës së qytetarëve që duhet të bëjnë check-up nuk është mbulim i vjedhjes. Eshtë pranim i saj. Eshtë pranim i faktit se Vilma ka marrë miliona euro, më shumë se sa puna që ka bërë.
Cila është pjesa e Edi Ramës në këto miliona euro?
Cila është pjesa e kampionit të tij të korrupsionit Ilir Beqaj?
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Shëndetësisë kanë thirrur në një dëgjesë urgjente Ministrin Beqaj të mërkurën, që të informojë mbi këtë çështje.
Prokuroria është e thirrur të bëjë detyrën, të hetojë ku shkuan këto shuma. Të bëjë drejtësi e tu kthejë paratë shqiptarëve. Para të vjedhura në emër të shëndetit, kur në spitale ska shtretër, ska ilace, mungojnë gjërat bazike.
Ta harrojë Edi Rama dhe Ilir Beqa se do ti gëzojnë këto para, kur qytetarët po rrezikojnë jetën në ferrin e spitaleve tona.
Herët a vonë do të ketë drejtësi për këtë krim mbi krimet.