Santon kërcënohet me vdekje, reagon e fejuara e lojtarit “zikaltër”

0
198

Ndeshjen e fundit që Inter zhvilloi kundër Atalantës në Bergamo, decizive ishte edhe ndërhyrja e Santon I cili shkaktoi 11 metërsh në fundin e takimit. Kjo gjë më pas solli edhe kapitullimin e “zikaltërve” të cilët e mbyllën ndeshjen me humbje, 2-1 për vendasit.

Ndërhyrja I ka bërë shumë përshtypje ose më saktë I ka irrituar tifozët të cilët kanë reaguar mjaft keq ndaj lojtarit. Pati edhe nga ata që e kaluan cakun duke e kërcënuar 25 vjeçarin edhe me jetë. Kërcënimet nuk I ka kapërdirë dot e fejuara e lojtarit, Klo Sanderson, e cila ka thënë se ata po kalojnë çdo limit.

“E pamundur të flasësh me këtë gjuhë për dikë që për detyrë e ka të luajë duke u munduar të argëtojë mbështetësit e tij. Santon I dashuron ngjyrat “zikaltër” dhe ai luan me gjithë shpirt për ekipin e tij. Nëse je mbrojtës duhet të ndërhysh, ku rrisk është edhe të gabosh”, përfundoi bukuroshja.

Momenti jo që po kalon klubi nga Milano thuajse se ka prekur këdo. Santon nuk është I vetmi nën kritika pasi edhe trajneri por edhe kapiteni Ikardi kanë një krisje me tifozët. Ndeshja e së mërkurës kundër Torinos shihet si sfida ku “zikaltërit” nëse fitojnë kanë mundësinë për pak oksigjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here