Publikohet për herë të parë videoja e vrasjes së shqiptarit Hajdar M. në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak kohë më parë, ku 37-vjeçari shqiptar u ekzekutua pas debatit me 3 persona.
ndeksonline ka arritur të sigurojë videon e incidentit, pas të cilit Hajdar M u qëllua me dy plumba në kokë. Të dyshuar për vrasjen janë dy persona të moshës 30 deri 33 vjeç, ende të pakapur nga policia.