Një denoncim tjetër vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka publikuar në Facebook, një foto të siguruar nga hartat e Google, ku sipas tij, duket qartë një pistë e improvizuar për uljen e avionëve që transportojnë drogë.
“FOTO E DITES! Narkoaerodromi i Beratit!”, shkruan Berisha në ‘Facebook’-un e tij.
Një pistë e improvizuar rreth 1500 metra e gjatë, për uljen e avionëve sportiv, u zbulua pak javë më parë në Ishëm, pasi ngeci avioni tip “Pipper” që drejtohej nga piloti italian Guido Guidi.