Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi

0
191

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç  jep dorëheqjen. Partia në qeveri Social Demokrate thotë se në vend të tij do të jetë Dusko Markoviç

Dorëheqja e Gjukanoviç, i cili ka qenë në krye të qeverisë malazeze që prej 1991, u mësua të martën e 25 tetorit  pasi ai deklaroi se qeveria e tij po heton një lidhje të mundshme të Rusisë me tentativën e grushtit të shtetit të 16 tetorit,  në ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu është akuzuar opozita për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviç tha të martën, 25 tetor,  se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviçin.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç deklaroi të hënën në mbrëmje se policia serbe kishte arrestuar disa persona si të dyshuar lqë  ofrojnë dëshmi për puçin në Mal të Zi.

Vuçiç tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin.

“Ne kemi sekuestruar uniforma, para dhe sende të tjera dhe kemi informuar prokurorin special të Malit të Zi për atë çka dimë” tha Vuçiç në një konferencë për shtyp raporton Ora Neës.

Edhe shefi i sigurisë ruse, Nikolai Patrushev, ishte në Beograd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here