Dr. Ndriçim Mehmeti
Është e rrallë po ja që ndodh: Kryeministri i një vendi merr guximin që në sy të akademikëve (me dëshirën për të marrë edhe bekimin tyre) kërcënon maturantët, duke u thënë: “Vitin tjetër do ta keni më vështirë të shkoni në universitet. Natyrisht që dikush mund të thotë, “ishte një formë këshille, që një kryeministër edhe në rolin e një babai të mirë, u jep maturantëve”, “ishte për të nxitur më shumë të rinjtë të mësojnë se kanë marrë kot fare”, “foli si qytetar më shumë se kryeministër se i dhimbset e ardhmja e rinisë sonë”, “e ka për detyrë të flas, prandaj ja dhamë votat që t’i mbledh rripat kësaj rinie se ka dalë nga binarët”. Mundet të jetë edhe kështu.
Por ajo që më shqetëson më shumë është: Përse kryeministri Rama çdo javë jep nga një mesazh ndryshe, sa herë që flitet për universitet.
Një arsye është dështimi i plotë i pranimeve në universitete për vitin shkollor i cili sapo ka filluat formalisht. Për të tërhequr vëmendjen nga situata kaotike e krijuar në universitete, Rama dhe ministrja pa portofol e arsimit gjejnë gjithnjë rast të flasin për pranimet, duke gjetur justifikimin e radhës dhe më pas duke i ndërruar udhë bisedës flasin për gjëra të tjera. Këtë radhë kryeministri pati mirësinë të mbledh akademikët e t’i “këshillojë”, se duhet të vendosin kritere më të ashpra për pranimet në universitet. Se çfarë ka ndërmend të bëjë pas kësaj deklarate kryeministri, këtë mund ta marrim vesh si zakonisht, vetëm nga gjysma e vitit tjetër, por një gjë është e sigurt: Kryeministri Rama me ton urdhërues e arrogant i la të kuptoj drejtuesve të universiteteve publike, se ata duhet të ulin pranimet dhe të jenë seleksionues deri në diskriminim për maturant e vitit 2017. A është kjo në tagrin e kryeministrit të vendit, ministrit të arsimit, apo i ndonjë autoriteti tjetër, përveçse vetë universiteteve? Kjo nuk ka fare rëndësi kur flitet për kryeministrin tonë. Ai ka të drejtë të hartojë, të vendosi, të tregojë edhe sesi zbatohen politikat në bujqësi, art, kulturë, arsim, shëndetësi, miniera, hekurudha e kështu me radhë. Madje ai i ka dhënë vetes të drejtën edhe të parashikojë sesi do të dalin rezultatet e politikave që ai promovon. Po dështoi, dihet se kush është përgjegjësi, e rëndësishme është që ai vetë të shpalosi me gojën e tij reformat që do të ndërmerren. Për shembull kryeministri i vendit, kur vjen puna tek arsimi flet plot pasion edhe për mësuesit pa arsim përkatës, edhe për tekste e reja shkollore, pranimet në universitet, si u mbyllën universitet private dhe u lanë më të m irat etj. Tani kali i betejës së tij janë pranimet. P[asi ju diskreditua përfundimisht meritë-preferenca, tani kërkon që fajin e tij ta shpërndaj. Ku? Njëherë tek AKP-ja, pastaj tek universitete, pastaj do t’i vij radha Rrjetit Akademik Shqiptar e më pas do të rikthehet tek “faji” i madh i maturantëve dhe prindërve të tyre, që nuk e kanë kuptuar “gjeniun” kryeministër dhe “strategen” e tij në krye të arsimit, për mënyrën sesi pranohen në universitete të rinjtë.
Me paralajmërimin e tij për të maturant e 2017, kryeministri i paraprin edhe një dështimi tjetër të mundshëm
Duke e ditur se mund të përsëritet e njëjta gjendje (e ndoshta edhe më keq akoma), kryeministri mendon se ka ardhur koha që ai të paralajmëroj maturantët, që tani se do kenë vështirë të hyjnë në universitete. Në këtë rast ai nuk i referohet asnjë elementi që ka të bëj me arsimin e të rinjve, pra: Mesatares, meritës së tyre, djersës që kanë derdhur, ku janë më të aftë etj. Ai mjaftohet vetëm me fjalën: Kini kujdes se do ta keni vështirë. Për të mos mbetur i vetëm në fushën e betejës, ftoi edhe drejtuesit e universiteteve, me qëllim që dështimin e mundshëm ta ndaj me ta, si “bashkëfajtor”, në paralajmërimin e tij, që sigurisht do të bëhet realitet. Kryeministri nuk foli fare, që këtë vit do të jepen më shpejt udhëzimet për maturant, do të ketë një ndërgjegjshëm dhe këshillimi të vazhdueshëm, me qëllimin që gjithsekush të kuptoj mekanizmin e hyrjes në universitete, mënyrën sesi të bën të suksesshëm në programet e studimit, zgjerimin e kapaciteteve mësimdhënëse, ambienteve akomoduese, bibliotekave, mjediseve çlodhëse e rekreative etj. Madje kryeministri nuk u mor shumë edhe me pranimet e këtij viti. Si gjithnjë i bindur në gënjeshtrën e vete, garantoi se më shuam të rinj ka në universitet private se në ato shtetërore, na foli e na ndriçoi “për të mirën që kanë universitete private”, që për të janë publike, por me një ndryshim të vogël se kanë tarifa pak më të kripura se publiket, etj, etj.
Në fund si presigjator i vërtetë i habiti të gjithë me surprizën e aradhes: Rriten e rrogës së pedagogëve diku nga pranvera. Si një nervi me talent të veçantë në fushën e ekonomisë, aty për aty i bëri edhe llogaritë, me të vjetra sigurisht, sesa lek fitonte profesori sa lektori, sa pastruesja dhe roja i universitetit.
Pra në një takim foli pak e për shumë gjëra. Edhe për pranimet ato që ikkan e ato që vijnë. Edhe për rrogën e pedagogëve që sigurisht është rritur më shumë “se çdo herë në 25 vitet e fundit”, edhe për personelin mbështetës të universiteteve, por edhe për maturantë që të shtrëngojnë b….., se nuk ka shaka në 2017.
Tani që kryeministri është njëkohësisht edhe njeriu kyç i politikave të arsimit unë një pyetje të thjeshtë kam: Modalitetet e pranimeve në universitete i vendos ai dhe ministrja e tij kukull apo hyn në tagrin e vetë organeve, departamenteve, pedagogëve të universiteteve ky proces.
Teorikisht kryeministrja dhe ministrja e tij pa portofol e arsimit, nuk lënë vend pa u mburrur për “autonominë e gjerë, që ka mbuluar universitet, si asnjëherë në këto 25 vjet”, por nga ana tjetër qeveria po i merr frymën universitet publik. Madje detaji i dhënë nga Rama se “edhe universitete private janë njësoj si ato publike”, tregon se krye filozofi i arsimit të rilindur në Shqipëri, pra kryeministri ynë, po bën gati kalimin e universiteteve publike në prehrin e privatëve. Shenjat e para janë dhënë. Lajtmotivi i qeverisë se “partneriteti publik-privat do të vazhdojnë në interes të zgjidhjes së problemeve të mëdha që kemi”, nuk është shumë i vështirë të zbatohet edhe në rastin e shkrirjes së universiteteve publike aktuale dhe rithemelimin mbi gërmadhat e shkatërruar të arsimit publik, ët një arsimi që nuk e ka asnjë vend i botës së zhvilluar universitetit publik të pavarur. Prandaj edhe kryeministri kur paralajmëron ashpërsimin e kritereve për pranimet në universitete, nuk ka nevojë të ,marrë miratimin e askujt, pasi ai e ndien veten zot e përmbi zot, në çdo sektor.
Universiteti, është përpjekur t’i tregojë atij dhe të ministres pa portofol të arsimit se po ndërhyjnë në autonominë e tyre përmes udhëzimeve absurde që i nxjerrin njëherë në jave, por duket se kryeministri është i vendosur në rrugën e tij. Bë vend që ia dhe ministrja e tij të dilnin e t’i kërkonin falje për kaosin në pranime, për mungesë e akteve nënligjore, që kanë paralizuar jetën e universiteteve, dalin e flasin për suksese imagjinare, kërcënojnë maturantët e në fund kënaqin veten, duke dhënë lajmin e ngritjes së rrogave të pedagogëve. Por në fund të fundit më duhet të them se ky kryeministër është fare i qartë me veten dhe me ne: Ai e tregon sa herë mundet, kur të mundet dhe me të gjitha mundësitë e tij arrogancën. Ai tallet njësoj me të gjitha sektorët: Me arsimin, me shëndetësinë, me bujqësinë madje edhe me mënyrën sesi duhet të bësh fëmijët.
Së fundi ai kërcënon fëmijët tanë me ndërprerjen e ëndrrës së tyre për shkollim universitar dhe ne përsëri heshtim.