Rusia ka zbuluar për herë të parë foto të raketës nukleare më të madhe të prodhuar ndonjëherë. Vetëm me një raketë të vetme të “RS-28 Sarmat” mund të shkatërrohet e gjithë Franca. Ajo është një “përgjigje” për “Satan 2” e prodhuar së fundmi nga NATO. Ajo ka një shpejtësi prej 7km për sekondë dhe është prodhuar të përballojë sistemet mbrojtëse anti-raketore. Kjo bombë ka një fuqi 40 megatons ose 2 mijë herë më e fuqishme se bombat e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Sipas “Daily Mail” presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të zëvendësojë raketat e vjetra “SS-18 Satan” me të reja edhe më të fuqishme pas përplasjeve me perëndimin. Kontrata për ndërtimin e kësaj arme u nënshkrua në vitin 2011 dhe do të jetë e gatshme në 2018-ën. Fotot e mëposhtme u publikuan në “Makeyev Rocket Design Bureau”. Raketa “RS-28 Sarmat” përmban 16 koka bërthamore që mund të shfarosë Francën ose Teksanin. Raketa është e aftë të shmangë radarët. Ajo është e aftë të kpë në lrgëi prej 10 mijë km gjë që i lejon Moskës të sulmojë Londrën ose çdo qytet evropian apo qytet në SHBA në bregun perëndimor apo lindor.