Raporti eksluziv/ Shhkeljet në ministri e administratë, masakra me fondet publike shkon në 320 mln euro!

1
770

– Në xhepat e kujt shkojnë paratë që vilen me dhunë nga taksat? Ja se ç’bëjnë me to zyrtarët e korruptuar në shëndetësi, pensionet, teknologjinë e informacionit, pushtetin vendor…

Ervin Kaduku

Zyrtarët e lartë të “Rilindjes” vijojnë të shpërdorojnë fondet publike. Kjo del nga gjetjet e grupeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryera periudhës janar-shtator. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 6.1 miliardë lekë. Por edhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 37.86 miliardë lekë, nga e cila 33.12 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 4.75 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, pjesërisht deri në qershor 2016.  Pra, janë shpërdoruar apo vjedhur fonde të taksapaguesve shqiptarë në masën afro 320 milionë euro. Është e kotë të bësh llogaritje se sa familje të varfëra do të mund të rregullonin jetesën e tyre me këtë mal eurosh. Kjo, pasi edhe vetë ministria e ngarkuar me trajtimin e çështjeve sociale del se shpërdoron vetë fondet që i janë besuar nga Buxheti i Shtetit.

Kështu, sipas audituesve, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë rezulton me shkelje në vlerën 53.3 milionë lekë, nga të cilat:

– 15.5 milionë lekë si pasojë e pagesës së 5 punonjës të ministries dhe njësive të varësisë të larguar padrejtësisht nga puna dhe të pakthyer në vendin e punës sipas vendimeve të formës së prerë të gjykatës;

– 20.5 milionë lekë si pasojë e pagesës pa u rakorduar detyrimet e prapambetura, në favor të Albtelekomit, për tarifat e shërbimit telefonik fiks, për personat me aftësi të kufizuara;

– 17.7 milionë lekë si pasojë e pagesës së përfituar padrejtësisht nga OE “Prosound” sh.p.k. dhe “Digi-Print Al” sh.p.k. nga tenderi me objekt “Organizimi i koncerti të madh përmbyllës dhe fushatës publicitare me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit”, pagesë e cila është kryer pa dokumente vërtetues dhe pa bërë monitorimin e kontratës.

Po kështu, shumë shqiptarëve të tjerë u janë mohuar trajtimet e duhura shëndetësore si pasojë e mungesës së fondeve. Po ku shkuan ato?

Ja gjetjet e KLSH: Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shkelje e shpërdorime në vlerën 266 milionë lekë nga e cila:

– 80 milionë lekë si pasojë e shtesave në kosto për mirëmbajtjen e dy pajisjeve skaner dhe akselerator në kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore

– 14 milionë lekë si pasojë e përfitimit të padrejtë nga “Univers ALB” i pagesës për seanca të tejkaluara por të paregjistruara të shërbimit të hemodializës

– 49 milionë lekë si pasojë e skadimit të barnave;

– 124.4 milionë lekë si pasojë e skadimit të barnave të siguruara nga donacionet, etj, etj. Ndërkohë projekti “Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike” rezulton me shkelje financiare me dëm 243.8 milionë lekë të reja.

Po “gjigandi” i gropës shpërdoruese rezulton gjithnjë një institucion i ngarkuar me trajtimin e pensionistëve shqiptarë, që për vite me radhë i ishte besuar “partisë së çamëve”. Është fjala për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Instituti ka një super-humbje në vlerën 11.8 miliardë lekë, nga e cila:

– 11.8 miliardë mijë lekë si pasojë e humbjeve progresive më 31.12.2015 ;

– 14.8 milionë lekë si pasojë e skualifikimit të padrejtë nga një procedurë prokurimi të OE –ve “Ekspo System” dhe “Media Print”. E njejta parti kontribuon në bilancin negativ të humbjeve edhe tek Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 448 milionë lekë, si pasojë e mosinventarizimit dhe administrimit të aseteve të cilat mund të lidheshin kontrata qera për arkëtimin e vlerës përkatëse dhe si pasojë e mosarkëtimit të taksës vendore.

Skandale të tjera konstatohen gjithandej:

–   Tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, u konstatua në 4 raste në vlerën 132.5 milionë lekë, si pasojë e përdorimit të fondeve të prokuruara me nivel të ulët të ekonomicitetit për shkak të mosanalizës së përshtatshme të nivelit real të fondit limit të mallrave/shërbimeve

–   Tek Autoriteti i Aviacionit Civil, në vlerën 21 milionë lekë lekë për shkak se nuk janë bërë hyrje dhe përfshirë në kontabilitet telefonat celularë të përfituar sipas kontratës së lidhur me kompaninë Vodafon Albania dhe amendamenteve të saj, si dhe për faktin se nuk u konfirmua ekzistenca e tyre

–   Tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, u konstatua në 4 raste në vlerën 132.5 milionë lekë, si pasojë e përdorimit të fondeve të prokuruara me nivel të ulët të ekonomicitetit për shkak të mosanalizës së përshtatshme të nivelit real të fondit limit të mallrave/shërbimeve

–   Tek KESH sh.a, në vlerën 223.2 milionë lekë si pasojë e realizimit të marrëveshjeve të ndaluara në procedurat e shit/blerjes së energjisë elektrike, pasi kanë fshehur pozicionin e tyre të dyfishtë dhe kanë kryer tregti direkte të fshehtë, duke krijuar avantazh të paligjshëm, duke mos respektuar rregullat e konkurrencës.

–   Tek Enti Kombëtar i Banesave (Pilot), në vlerën 23.4 milionë lekë si pasojë e përfitimi të padrejtë nga BKT të subvencionimit të interesave të kredive, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, nё vitin 2009

Dëme të tatim-taksave

Në këtë sektor është konstatuar një dëm i përgjithshëm prej 1.687.407.000 lekësh, kryesisht si më poshtë:

–   Bashkia Skrapar, në vlerën 341.7 milionë lekë, për mospagesë të taksave vendore dhe mospagesë për tarifën e zënies së sipërfaqes prej 120 ha, e cila është dhënë me qera me leje minerare

–   Bashkia Mirditë, në vlerën 11.8 milionë lekë për mospagesë të taksave vendore

–   Bashkia Elbasan, në vlerën 7.7 milionë lekë për mospagesë të taksave vendore

–   Bashkia Has, në vlerën 9.2 milionë mijë lekë për mospagesë të taksave vendore

–   Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, në vlerën 107 milionë lekë si penalitet për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)

–   Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në vlerën 713 milionë lekë si penalitet për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)

–   Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, në vlerën 465 milionë lekë, për veprime në kundërshtim me Ligjin për procedurat tatimore.

Ndërsa tek doganat, konstatohen këto dëme:

–   Dega Doganore Durrës, në vlerën 321.6 milionë lekë si penalitet për parregullsi në dokumentacion e “diferencë peshe” në procesin e vlerësimit të detyrimit doganor

–   Dega Doganore Kakavijë, në vlerën 89.6 milionë lekë rivlerësim i detyrimit doganor

–   Dega Doganore Tiranë, në vlerën 383.9 milionë lekë për veprime në kundërshtim me Kodin Doganor

–   Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vlerën 91.3 milionë lekë, për veprime në kundërshtim me Kodin Doganor.

Prokurimet

Në këtë fushë rekordet shënohen nga këto institucione”

–   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 351.2 milionë lekë

–   Projekti: Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri

mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike 243.8 milionë lekë

–   Autoriteti Rrugor Shqiptar 629 milionë lekë

–   Projekti: Ndërtimi i aksit Tiranë-Elbasan 306.2 milionë lekë

–   KESH sh.a. 106.4 milionë lekë

–   Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë 55.8 milionë lekë

–   Bashkia Mallakastër 44.3 milionë lekë

–   Ministria e Shëndetësisë 39.8 milionë lekë

Shpenzimet operative

Në këtë fushë janë konstatuar shkelje në shumën e përgjithshme prej 299.867.000 lekësh:

 

–   Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 168 milionë lekë

–   Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë 353.5 milionë lekë

–   Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë 12.3 milionë lekë

–   Autoriteti Portual Durrës 11 milionë lekë

–   Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 10.2 milionë lekë

–   Banka e Shqipërisë 10.1 milionë lekë

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkakton dëm në vlerën 55 milionë lekë si pasojë e mbajtjes në magazinë e mallra stok (13.000 kuti votimi), të cilat nuk përdoren pasi nuk pranohen nga Partitë Politike.

Dëmi

Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, të pasqyruara në raportet e auditimit të evaduar gjatë kësaj periudhe, në shumën totale prej 6.143.953.000 lekë, KLSH ka rekomanduar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në shumën 5.581.851.000 lekë.

Ndëshkimet

KLSH ka propozuar marrjen e masave si më poshtë

Masat për nëpunës civilë

Vërejtje                        52

Mbajtja deri 1/3 të pages       56

Pezullim ngritje në detyrë      104

“Largim nga shërbimi civil”          33

Në kompetencë të titullarit          106

Sipas Kodit të Punës

Vërejtje                        66

Vërejtje më paralajmërim        102

Zgjidhje Kontratës së Punës          67

Në kompetencë të titullarit          147

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 39 kallëzime penale për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here