Tentativë vrasje në Shkodër, dy makina përplasin motorin

0
208

Dy vëllezër janë arrestuar në Shkodër të akuzuar për tentativë vrasje, pasi dhunua dy persona duke i përplasur me makina.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Shkodër Velipojë pranë fshatit Trush, ku u raportua për aksident.

Sipas policisë, ngjarja nuk ishte aksident por vrasje e mbetur në tentativë.

Dy vëllezërit Femih Gjorreta 23 vjeç dhye Admir Gjerreta 23 vjeç të cilët drejtonin dy makinat përkatësisht një Mercedes Benz dhe një Audi, kanë përplasur një motor Jamaha me të cilën udhëtonin dy vëllezërit F.J 31 vjeç dhe A.J 19 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së motorit nga dy automjetet, vëllezërit që udhëtonin në motor kanë përfunduar në kanal. Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda .

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.

Ndërkohë, dy autorët Femih dhe Admir Gjorreta janë arrestuar, kurse janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; G.GJ 32 vjeç dhe E.GJ 27 vjeç të cilët dyshohen bashkëpunëtorë të autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here