“Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”
Kështu u shpreh mesfushori me origjinë shqiptare, Panajot Kone, menjëherë pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale të tifozëve greke, pasi Kone bëri një foto me simbolin e shqiponjës. Kjo foto ka “çmendur” grekët pasi është komentuar shum në median vendase.
Në një intervistë për median greke mesushori 27-vjeçar, Panajot Kone tha se nuk do ta mohoj kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi.
“Unë jam rritur në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për atë skuadër që 10 vite, por nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi. Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (për grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”, ka përfunduar Kone, i cili është lojtar mjaft i rëndësishëm i Greqisë./27.al