Francë/ Rreth 200 të mitur të pashoqëruar kaluan natën në “Xhungël”

0
211

Pavarësisht vendimit të autoriteteve franceze për të zhvendosur refugjatët nga kampi “Xhungël” në Kalais përsëri aty ndodhen qindra emigrantë, raportojnë gazetarët e BBC nga vendi i ngjarjes.

Rreth 200 të mitur të pashoqëruar u lanë aty duke kaluar natën në kamp.

“Rreth 5600 persona janë zhvendosur në qendrat e pritjes që prej të hënës”, tha qeveria franceze, “duke përfirë edhe rreth 1500 të mitur të pashoqëruar”.

Ekipet për prishjen e ndërtesave kanë vazhduar me pastrimin e tendave dhe çadrave ku strehoheshin refugjatët të cilat u dogjën nga refugjatët e larguar.

Prefekti i Fabienne Buccio,  tha se kishte përmbushur misionin për këtë operacion.

Një organizatë bamirëse britanike, tha se rreth 100 fëmijë të pashoqëruar kishin mbetur në kamp gjatë natës.

“Ne iu lutëm autoriteteve franceze të bëjnë diçka diçka për fëmijët refugjatë dhe asgjë nuk është bërë,” tha përfaqësuesja e organizatës për BBC.

Vullnetarët kanë gjetur strehim për fëmijët në një magazinë, ku po trajtohen, madje duke i imporvizuar edhe një shkollë brenda kampit.

Kampi është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Evropës, me banorët e saj të dëshpëruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here