Mbipopullim në urabanët e Kryeqytetit, qytetarët ndalojnë me forcë “unazën”, shoferi: S’ma do … të ndaloj (FOTO)

0
208

Çdokujt i ka rastisur të udhëtojë me urbanet e Tiranës  e po çdokush ka vënë re dhe shumë probleme që shoqërojnë gjatë ditës këtë transport. Mbipopullimi, vjedhjet, era e rëndë për shkak të mosajrimit, vonesat në orare etj, janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës nuk duket të jetë aspak e shqetësuar mbi këtë realitet që duhet të përjetojnë qytetarët e kryeqytetit, të cilëve iu duhet të shtyhen e të shtypen si sardele nëpër urbane të linjave të ndryshme. Linjat kryesore ku shfaqen probleme të tejskajshme të pasagjerëve janë Unaza.

 

Sot, tek stacioni i “Piramidës” të paktën për 40 minuta nuk ka ndaluar asnjë nga autobuzët e kësaj linje, kjo për faktin se nuk kishin hapësira për tu futur pasagjerë të tjerë.

Të irrituar qytetarët e tjerë të cilët kishin minuta të tëra që prisnin në stacion i kanë dalë para autobusit për ta ndalur, por kjo ishte një mundim i kotë.

“Siç e shihni nga këto foto njëri nga qytetarët ka kaluar nga ana e shoferit dhe i kërkon të hapë krahun për të hipur njerëzit por përgjigja arrogante e shoferit është:  “ Nuk ma do tr*** të ndaloj”- shkruan në mesazhin e tij një nga qytetarët i cili ka dërguar fotot në adresë të gazetës tonë “Standard.al”

unaza-1 unaza2

Vlen për tu theksuar se  pak kohë më parë bileta e shërbimit urban u rrit me 10 lek më shumë dhe u premtua nga kryetari i bashkisë  Erjon Veliaj se do të shtoheshin autobuzë të tjerë, por kjo mbetet ende nën petkun e  premtimeve./Standard.al/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here