Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon hetimet për shtetasin Vladimir Gjuta, i cili akuzohej për largim nga vendi i qëndrimit, pasi ndodhej në arrest shtëpie. Më herët ai u akuzua edhe për vendosjen e tritolit në farmacinë dhe makinën e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por këto akuza nuk u provuan. Tani, prokuroria ka kërkuar mjekim të detyruar për Gjutën, pasi ai sipas organit të akuzës rezulton të jetë i papërgjegjshëm. Prokuroria bazohet tek dy akte ekspertimi të ndryshme të cilat kanë konstatuar se Gjuta është një person i papërgjegjshëm.