Opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e Vettingut nuk do të mbërrijë përpara mesit të muajit dhjetor. E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar se opinioni për ligjin e vettingut mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit. Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti.
Dy dite me pare gjykata kushtetuese vendoi pezullimin e ligjit te vettingut; por bashke me ketë vendim 8 gjyqtaret rane dakord qe t’i drejtohen Komisionit te Venecias para se te shpallin nëse ky ligj është apo jo ne përputhje me Kushtetutën. Burime pranë Gjykatës sqarojnë se kërkesa ne Venecia do te niset sapo te përfundoje përkthimi ne anglisht; me shume mundësi brenda kësaj jave.
Tashme fati i ligjit te vettingut dhe njëherësh i gjithë reformës ne drejtësi varet nga opinioni i Komisionit te Venecias; pasi skanimi i gjyqtareve dhe prokuroreve është ne themel te kësaj reforme. Per ketë arsye ne reagimin e tyre te pare pas vendimit te kushtetuese; Ambasada Amerikane ne Tirane dhe delegacioni i Bashkimit Europian theksuan se referimi i draftit ne Komisionin e Venecias duhet te ndodhe sa me shpejt qe te jete e mundur, per te parandaluar çdo vonese.