Në studion e “Opinion” fill pas përfundimit të puntatës së sotme të emisionit investigativ “Stop”, vazhdon të diskutohet videoskandali ku Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi kì i ka kërkuar favore seksuale një qytetareje për të zgjidhur një çështje që ajo kishte.
Të ftuar në “Opinion” janë edhe Saimir Kodra, moderator i “Stop” si dhe avoktja Eni Çobani. Që prej fillimit të emisionit ata kanë pasur një komunikim disi të tensionuar pasi Eni Çobani është kundër zbardhjes së këtyre videove në media, për interesa që nuk dihen, pasi sipas saj, qytetarja dhe kushdo tjetër që ka fakte duhet t’i dorëzojë në Prokurori. Gjithashtu Çobani ka thënë se ajo ka qenë e para në dijeni të çështjes pasi qytetarja në fjalë ka ardhur në emisionin e saj “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”. Ajo ka treguar se kjo video ka qenë në telefonin e qytetares për më shumë se 6 muaj.
Pikërisht në këtë moment reagimi i Saimir Kodrës ka qenë me tone më të larta duke i thënë se mendimet e Eni Çobanit do e zhvendosin komplet temën e diskutimit të emisionit dhe se ajo e acaron pasi i ndërpret fjalën.
Ndërkohë që Korda ka vazhduar të sqarojë zanafillën e marrjes së kësaj videoje nga qytetarja nga Gjirokastra.