Vlorë/ Sekuestrohen 24 kg kanabis, një automatik dhe 62 fishekë, arrestohen 2 persona

0
225

Një sasi prej 24 kilogramë kanabis sativa, një automatik dhe 62 fishekë u sekuestrua në Vlorë, ndërsa u arrestuan edhe dy persona.

Policia sqaron se Alfred Vaja, 54 vjeç dhe Ervin Cane, 36 vjeç të cilët drejtonin një “Fuoristradë” nuk iu bindën urdhërit për tu ndaluar. Ata ishin duke transportuar një sasi kanabis sativa.

Policia e Vlorës informon se: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në zonën e Bunavisë, kanë konstatuar një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA 937 IX, drejtuar nga shtetasit e mësipërm, të cilët duke mos iu bindur urdhërit të punonjësve të policisë në tentativë për tu larguar, janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

Në automjet iu sekuestruan: 

– 17 kg (kilogram) lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva (3 thasë sintetikë),
– 1 armë zjarri Automatik – model 56,
– 1 krëhër me 27 copë fishekë si dhe 35 copë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm (në total 62 copë fishekë).

Në banesë iu gjetën edhe 7 kg kanabis

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervin Cane, Policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg (kilogram) e llojit Cannabis Sattiva (në një thes sintetik) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Alfred Vaja dhe Ervin Cane, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprave penale si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here