Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një mbikalimi në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos.
Sipas policisë, katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve 3 janë fëmijë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Leccos.
Edhe shoferi i një kamioni cisternë që ka shkaktuar edhe shembjen është në gjendje të rëndë.
Katër makina janë të përfshira në këtë aksident, ndërsa shumica ndodhen poshtë betonit të urës.
Një Audi i bardhë është shkatërruar nga rënia e urës dhe viktima besohet se është shoferi i kësaj makine. Një tjetër makinë, e cila ishte pas kamionit ka rënë, ndërsa një tjetër makinë është e shtypur përgjysmë.