Është ndotur sërish lumi Gjanicë në Fier, ujërat e të cilit kanë marrë ngjyrë të errët. Ende nuk ka një pergjigje zyrtare për shkaqet e ndotjes së lumit që kalon mes përmes qytetit të Fierit, por qytetarët thonë se shkak mund të jetë rivënia në punë e Kombinatit të pëpunimit të thellë të naftës në Ballsh.
Ndotet sërish lumi Gjanicë në Fier, duke ndryshuar edhe ngjyrë në të zezë.
Siç shihet dhe nga pamjet, uji është errësuar, ndërsa qytetarët thonë se ndotja duhet të ishte parandaluar prej vitesh. Si shkak listojnë edhe rifillimin e punës në Kombinatin e përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Përveç ngjyrës, lumi që kalon mes përmes qytetit të Fierit, vjen edhe erë.
Pavarësisht se Gjanica ndodhet në këtë gjendje prej dy ditësh, askush prej institucioneve vendore të Fierit nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin apo gjetjen e shkaqeve.