Për të gjetur një vend parkim pa pagesë në Tiranë, duhet një kohë që fillon nga 10 minuta dhe mund të zgjas deri në 2 ose më shumë orë. Por për disa të tjerë ky nuk është një problem dhe parkimin e përdorin edhe për funksione të tjera. Një lokal në Tiranë i pa shqetësuar për të tjerat ka rezervuar për biznesin e tij disa vende parkimi dhe i ka shndërruar në kënde lojërash. Për të qenë brenda rregullave ai ka paguar paraprakisht, për të vendosur pajisjet të cilat e shndërrojnë parkim e makinave në një vend argëtues. Tabela në fillim të këtyre lisharseve thotë se është rezervuar nga lokali, por për të parkuar. Edhe pse është munduar që të jetë në rregull më çdo ligj, përsëri ka thyer rregullat. Përsëri duhet përshëndetur ideja sepse jo të gjithë mund të shndërrojnë parkimin në kënde lojërash, ose në një ambient më interesant dhe relaksues.