Plagosja tek ish-ekspozita, si ndodhi dhe cfarë thanë dëshmitarët

0
234

Panik në një lokal në kryeqytet. Të shtëna me armë janë regjistruar sot prapa ish-Ekspozitës, ku për pasojë u plagos një person. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në verandën e një lokali, në rrugën “Nikolla Jorgo”. Burime zyrtare nga policia e Tiranes bënë me  se i plagosur dyshohet se ka mbetur shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç.

Te njejtat burime theksuan se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga një automjet i rastit. Mësohet se 29-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, në reaminacion në spitalin e Traumës. Nga dëshmitë që vijnë nga vendngjarja, bëhet e ditur se ka pasur 3 të shtëna me armë, ndërsa i plagosuri ka marrë plumba në shpatull dhe krah. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë ngritur edhe postblloqe për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:40, në rrugën “Nikolla Jorgo”, tek lokal “Merlin Monroe”, ka patur një konfikt ku me pas ka çuar në plagosjen me armë zjarri, të shtetasit A.M 29 vjeç. I demtuari eshte derguar per mjekim te menjehershem ne spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit /autoreve.

Konfirmon policia, Mustafarai shok me Elton Çiçën

Policia e Tiranës jep detaje mbi atentatin e ndodhur sot tek ish-Ekspozita, në rrugën rrugën “Nikolla Jorgo”. Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia konfirmon lidhjen shoqërore të të plagosurit Andi Mustafarai me Elton Ciçën e ekzekutuar në 1 maj 2016. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:33 , në Sallën Operative te numri 112 ,fillimisht është marrë njoftim për një aksident me pasojë në rrugën “Nikolla Jorgo”.

Menjëherë  kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore  por kanë konstatuar se te lokal “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit  dyshohej të ishte  plagosur  me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta me vonë si shtetasi A.M 29 vjeç  banues Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar  ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M, dyshohet të ketë qënë lidhje e shtetasit E. Ç vrarë më datë 01 Maj 2016 ,person me preçedent kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tre gëzhoja dhe dy predha,të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Makinën e parkoi këtu afër, nuk e piu dot kafen që i çova!

Kamerieri në lokalin ku pinte kafen 29-vjeçari Andi Mustafaraj ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person edne i paidentifikuar. Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat. “Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz.

Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- i tha ai gazetares Dorjana Bezat. Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur. Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty. Kujtojmë që pista kryesore mbi të cilën po heton policia është një tentativë për eliminim për shkak të përplasjes së 2 bandave për konflikte droge. Andi Mustafaraj është pjesë e bandës së Elton Çiços edhe ai i ekzekutuar në një lokal me plumb pas koke. Blutë e kryeqytetit kanë ngritur postblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit për të rënë në gjurmët e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here