Skandali seksual i gjyqtarit/Policia merr në mbrotje nënën e dy fëmijëve

0
205

Gruaja që denoncoi skandalin seksual të kreu të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi është marrë në mbrojtje nga policia. Burimet të besuara nga policia thanë për Opinion.al se policia ruan banesën e saj që prej mbrëmjes së djeshme kur u publikua audio regjistrimi ku gjyqtari i kërkonte seks gruas në këmbim të vendimit në gjykatë.

Gruaja rreth 40 vjeç R.I. është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ajo ka punuar në qytetin e Gjirokastrës si shitëse e më pas si kameriere. R.I.  pasi është divorcuar ka kërkuar pronësinë mbi shtëpinë ku jetonin, një banesë 3 katëshe në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ka patur një kalvar të gjatë gjyqesh dhe në fund pronësia i ka mbetur ish-vjehrres së saj. Pasi ka humbur gjyqin R.I. ka denoncuar kreun e gjykatës se i ka kërkuar seks në këmbim të vendimit pro saj.

Skandali seksual u publikua një natë më parë në emisionin Stop në Tv Klan. Ndaj gjyqtarit ka nisur procedimi penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here