Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë shqetësuar edhe familjen e tij. Pas shoqërimit në polici dy ditë më parë, babai i Stresit, Sali Lushaj, ka vendosur të flasë për herë të parë për “Bluetooth”, duke rrëfyer arsyet e vërteta të këtij sulmi ndaj të birit. Sipas Lushajt, gjithçka ka ndodhur për të provokuar pikërisht atë. Në intervistën e dhënë, ai shprehet se këto ngjarje kanë prapavijë politike.
“Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presioni që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS”, akuzon babai i Arkimedit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike.
Babai i reperit shprehet se kjo situatë ka kohë që vijon dhe porosia e vetme që ai gjithnjë i jep të birin është t’i bindet forcave të rendit. Sali Lushaj shprehet se urdhrat për të ndaluar të birin nuk vijnë nga policët e thjeshtë, por nga dikush më i rëndësishëm… Arrestimet e shpeshta të Stresit kanë shqetësuar edhe familjen…
Po, shumë. Unë isha në Tropojë kur më telefonon bashkëshortja dhe më thonë që arrestuan Stresin
. Arsyeja ishte vendimi i gjykatës dhënë pak ditë më parë. Edhe policia e dinte shumë mirë që vendimi është ekzekutuar, është në liri me kusht. Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presion që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS. Kundërshtar të Partisë Socialiste ka shumë, pse e kanë pikërisht me familjen Lushaj? Nuk e di pse e kanë kapur me ne.
Ndoshta s’kanë ç’më të më bëjnë mua dhe merren me djalin, presin që t’i provokojë, që nga rasti ku Stresi u largua nga komisariati.
Unë kam shumë miq edhe në polici dhe më kanë thënë që duan provokimin më të vogël.
Unë vetë i kam thënë Stresit që bindu, nëse policia të ndalon. Duhet t’i bindesh asaj që ata thonë. Nuk ka faj policia në këtë mes.
Në fakt, mendoni se vetë Stresi “i jep material”, pra bën një shkelje që e shoqërojnë? Jo fare, asnjëherë. Dhe policia është treguar korrekte. Ka ardhur e ka shoqëruar, por janë sjellë mirë. Por janë ata që i urdhërojnë.