E detyroi 2-vjeçarin të hante me zor, i mbushen mushkëritë me ushqim dhe vdes

0
207

Një baba mizor i cili vrau të birin 2-vjeçar, duke e detyruar të hante drithëra dhe makarona derisa ai u mbyt me ushqimin e tij, iu dha dënimi me burg për 9 vjet.
32-vjeçari, nga Londra veri-perëndimore, besohet se është personi i parë që ka qëndruar anonim për vrasjen e një fëmije.

Gjykata e Old Baileyt e dëgjoi rastin se si ai i kishte shkaktuar vuajtje të tepërta të voglit, stomaku dhe mushkëritë e të cilit ishin mbushur me ushqim ndërkohë që ai e mbante palëvizur.

Prokurori Simon Denison, tha se vogëlushi s’i kishte qejf drithërat, kishte frikë kur i ati ta ushqente dhe kishte filluar të qante kur i ati i kishte hapur gojën duke i mbajtur faqet dhe duke i futur ushqimin në gojë me zor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here