Plot 265 punonjës policie do të angazhohen për mbarëvajtje të ndeshjes së futbollit mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 17:00 në Elbasan Arena.
Sipas policisë qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar, ndërsa parkimet e automjeteve do te ndalohen ne disa zona.
“Duke filluar nga ora 15:00 e ditës së nesërme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Nga “Kryqëzimi I rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve”
Ndalohen sendet e forta-Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Do kontrollohen tifozët, do mbyllen bizneset- Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Tetor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.