Idrizi pret AKIP: Vota kundër, çështja ka ndjeshmëri të lartë publike

0
231

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU ka pritur në takim përfaqëuesit e Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve. Edhe pse qëndrimi i PDIU është kundër këtij ligji, aktivistët parashtuan arsyet përse ai duhet të anulohet. Idrizi mbështeti dhe inkurajoi kauzat e shoqërisë civile, duke i konsideruar ato me ndjeshmëri të lartë publike.

Edhe pse PDIU kundërshtoi dhe nuk votoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Shoqëria Civile është takuar me kryetarin e kësaj force politike Shpëtim Idrizi dhe kryetaren e grupit parlamentar, Mesila Doda, për t’u siguruar se vota e tyre do të jetë pro dekretit të Presidentit për këtë ligj.

Z. Idrizi vlerësoi rolin, aktivitetin dhe kauzat e shoqërisë civile.

Idrizi: Do të ishte totalisht e padrejtë dhe do të ishtye shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare nëqoftëse shoqëria civile nuk do të reagonte. Ju jeni rasti që shoqëria civile jo vetëm që reagon por ka edhe kapacitete, ka edhe njerëz të nderuar, ka profesionistë të nderuar.

Lavdosh Ferruni: Ishte e papranueshme kalimi në këtë mënyrë, unë do të thosha plotësisht të fshehtë.

Sazan Guri: Ne do t’ia arrijmë kësaj, nuk duam të shkojmë tek finalja, Gjykata Kushtetuese.

Shoqëria Civile ka ndërrmarrë një seri takimesh me grupet parlamentare për të kërkuar mbështetje kundër ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve.

Edhe pse ky ligj në ditën kur u votua në parlament solli përçarje mes mazhoancës, dekreti i Presidentit Bujar Nishani ka mobilizuar politikisht Partinë Socialiste për të gjetur votat për rrëzimin e tij.

PDIU është shprehur kundër, ndërsa LSI ka kërkuar kohë dhe po reflekton përpara se të marrë një vendim pro ose kundër për dekretin e Presidentit që riktheu për shqyrtim ligjin e mbetjeve./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here