Në shollat e gomës të atleteve sportive ishte vendosur një shollë e rreme që nga një vështrim i thjeshtë dukesi xhel që përdoret për të bërë më të rehatshëm lëvizjen. Por në të vërtetë analizat rezultoi se kishte kokainë e lëngshme.
U zbulua nga hetuesit e Guardia di Financa dhe policia e Romës, që kanë arrestuar një narkotrafikant brazilian i cili sapo kishte zbritur në aeroportin e Fiumicino. Gjithsej në këpucët që braziliani kishte vendosur në valixhe u gjetën 7 kg kokainë. Braziliani ishte nisur nga San Paolo e Brazilit dhe mbante veshur atlete firmato.