Kukësi nuk gabon në shtëpi dhe mposht 10 Luftëtarin në takimin hapës të javës së nëntë, e fundit për fazën e parë të Kategorisë Superiore. Në “Zeqir Ymeri” vendasit luajtën mirë në pjesën e parë, por pa mundur të gjente rrugën e golit. Pas pushimit sfida u ndez dhe në minutën e 61të portieri Koliqi ndali Ramadanin nga penalltia.
Në aksionin pasardhës, Izair Emini përfitoi nga një rrëmujë për të kaluar Kukësin në avantazh. Në minutat e mbetura miqtë gjirokastritë u përpoqën të reagonin, por nuk kishin forcën dhe qartësinë e duhur, madje mund të ishin ndëshkuar për së dyti.
Me këtë trepikësh verilindorët ngjiten në kuotën 17, aq sa Partizani i vendit të dytë që nesër do të luajë me Skënderbeun. Kukësi mbetet e vetmja skuadër pa humbje në këtë fazë të parë.