Në qytetin e Mitrovicës, në pjesën veriore, sot rreth orës 19:00, është hequr edhe barrikada e fundit, e vendosur atje qysh më 2011. Përmes buldozerëve dhe me ndihmën e mekanizmave tjerë, disa serbë kanë hequr barrikadën e cila është gjendur në afërsi të shkollës teknike në këtë pjesë të Kosovës.
Barrikada, si edhe shumë të tjera, ishte vendosur menjëherë pas trazirave të shkaktuara në veri të Mitrovicës para më shumë se pesë vjetësh. Ndonëse kalimi ka qenë i lejuar nëpër këtë barrikadë, qarkullimi i automjeteve ka qenë i pamundur.