Policia e Lushnjes ka sekuestruar 13 doza heroinë dhe 25 doza kanabis sativa, ndërsa po punon për kapjen e një personi i cili dyshohet se është personi që kishte drogën.
Policia sqaron se shtetasi T.A 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Benz ne targa Pn 906 PHT, nuk i është bindur punonjësve të policisë së Komisariatit Lushnje për të ndaluar por është larguar me shpejtësi.
“Pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brëndësi të fshatit Kashtëbardhë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, j’u gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. U sekuestrua dhe automjeti me të cilën udhëtonte pasi nga verifikimet e kryera dyshohet i trafikuar”, informon policia.
Sekuestrohen:
- 13 doza lëndë narkotike Heroinë
- 25 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva
- Automjeti tip Benz me targa Pn 906 PHT
- 2 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mosbindje e urdhërit të punonjësit te policisë” parashikuar nga Nenet 283, 141 dhe 242 të Kodit Penal.